Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me shqiptarët në Luginë
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi sotnë Bujanoc se“Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe jo me çështjen e pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës.
“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, qëllimi i dialogut nuk është të zgjidhë ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit, u shpreh Hill, shkruan Euronews Serbia.
Hill theksoi se çështja e minoritetit shqiptar në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”.
Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur, “pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan.
LEXONI GJITHASHTU
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta