‘Pakistanezi’, kryeministër i Skocisë | Humza Yousaf, në krye të mazhorancës skoceze

27 Mars 2023 | 22:19

Politikani me prejardhje pakistaneze, Humza Yousaf është zgjedhur për të drejtuar Partinë Kombëtare Skoceze dhe rrjedhimisht për t’u bërë ministri i parë i Skocisë.

Yousaf mposhti kandidatet rivale Kate Forbes dhe Ash Regan, në një garë që ekspozoi përçarjet e thella brenda partisë.

37-vjeçari është myslimani i parë që do të udhëheqë një parti në mazhorancë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai pritet të konfirmohet si lideri i parë i një qeverie që vjen nga pakicat etnike në një votim që do të mbahet të martën.

Aktualisht, Yousaf është ministër i Shëndetësisë i Skocisë dhe prej kohësh konsiderohej si pasardhësi i ministres së parë Nicola Sturgeon.

Në garën për lidership, Yousaf siguroi 52% të votave, kundrejt 48 për qind të zonjës Forbes. Ndërkohë, kandidatja tjetër, Ash Regan u mposht që në raundin e parë pasi mori 11 për qind të votave.

Kryetari i ri i Partisë Kombëtare Skoceze do të përballet të martën me një votim në Parlamentin skocez, të cilin ai pritet ta fitojë dhe të bëhet ministri i parë i vendit.

Ai ka deklaruar se pavarësisht betejave me qeverinë britanike do të punojë me të dhe qeveritë e vendeve të tjera të zhvilluara në mënyrë konstruktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026