Pamjet e aksidentit të frikshëm bëhen virale, mjeti fluturon në ajër në autostradë
Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur pak ditë më parë në një autostradë në SHBA. Pamjet e aksidentit janë bërë virale në rrjet për shkak të dinamikës së aksidentit.
Video u filmuan nga një kamer që ndodhej në në një automjet pas makinës së aksidentuar në autostradën Ronald Reagan në Los Angeles.
Siç shihet edhe nga pamjet, një veturë e markës “Kia” fluturon disa metra në ajër.
Shkak për këtë aksident të pazakontë është bërë përplasja që mjeti pati me një gomë në lëvizje që u shkëput nga boshti i një kamionçine që ndodhej përpara saj.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar të rëndë. Shoferi i kamionçinës ishte në gjendje të ndalonte në mënyrë të sigurtë jashtë autostradës, tha policia, ndërsa shoferi i “Kia-s” pësoi lëndime të lehta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme