Ministrat e Punëve të Jashtme të BE diskutojnë kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE pritet që ditën e nesërme të zhvillojnë një video konferencë, ku çështjet kryesore të diskutimit do të jenë sundimi i ligjit në vendet e BE, paketa e rimëkëmbjes ekonomike, lufta kundër antisemitizmi.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas vend që mban edhe presidencën e BE, do të informojë ministrat lidhur me procesin e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i presidencës gjermane, thuhet në agjendën e takimit, është që kornizat negociuese dhe rregullimet e brendshme të aprovohen në kohë, në mënyrë që të dyja vendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare në vitin 2020, e nëse plotësohen kushtet, ky është hapi që nis zyrtarisht procedurën e anëtarësimit.
Në 25 mars, këshilli miratoi konkluzione mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe anëtarësimit me të dy vendet.
Reformat themelore demokratike dhe ekonomike dhe ato që lidhen me sundimin e ligjit përfaqësojnë objektivin kryesor të procesit të pranimit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta