Tjetër takim Kurti-Mustafa, VV-ja dhe LDK-ja përpjekje të dytë për krijimin e Qeverisë së re

24 Dhjetor 2019 | 07:53

27 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pritet të takohen në një përpjekje të re për arritjen përfundimtare të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re.

Takimi që vjen vetëm dy ditë para mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, i gjen këto parti në një kohë ngërçi në bisedimet lidhur me postin e presidentit, pasi paraprakisht palët janë pajtuar në parim për ndarje të pushtetit ekzekutiv.

Javën e kaluar, deputetët gjermanë Peter Beyer e Christian Schmidt, por edhe zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, u kërkuan partive që të mos mbesin peng të marrëveshjes për pozitën e presidentit, që do të lirohet në pranverën e vitit 2021, por të krijojnë Qeverinë e re sa më shpejt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026