Alibeaj: Këlliçi e kishte mundësinë të kandidonte në Tiranë me siglën e PD-së
Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai tha se në Belind Këlliçi e kishte mundësinë që të kandidonte në Tiranë për kryetarë bashkie me logon e PD-së, por që ai zgjodhi të kanidonte në logon e LSI-së.
Ndër të tjera ai shtoi se qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët.
“Përsa i përket Tiranës me duhet të them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk me ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikës se vjetër vazhdojnë me lojrat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve që në 14 maj të votojnë për listën e LSI-së. E patë besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jetë dhe Belind Këlliçi dhe një liste që demokratëve do tu shitet si bashkëpunim apo aleancë.
Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër te votojnë për një parti te majtë që përmes pazareve solli Edi Ramën në pushtet”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbulohet qendra e masazhit në Tiranë, 6 të arrestuar për prostitucion
- Greqia drejt zgjedhjeve, si do të ndikojë në elektorat aksidenti i trenave
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta