Rezolutë për UÇK-në, Balla: Hetimet në Kukës, Has dhe Mat nuk zbuluan asgjë

16 Nëntor 2020 | 13:55

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kërkoi në Kuvend ngritjen e një komisioni të posaçëm për të hartuar një raport e më pas një rezolutë kundër akuzave që janë ngritur ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Balla nënvizoi se në territorin e Shqipërisë janë kryer hetime në Mat, Has dhe Kukës dhe ato kanë zbuluar asnjë krim të UÇK-së.

“Në republikën e Shqipërisë janë zhvilluar hetime nga institucionet e drejtësisë shqiptare tërësisht sovrane dhe legjitime në të cilat ka ardhur në përfundimin se në Shqipëri, as në shtëpinë e verdhë, as në has dhe as në Kukës nuk janë bërë krime. Ne si Kuvend duhet të vlerësojmë mundësinë e ngritjes së një komisionit të posaçëm dhe pasi të ketë definuar një raport mund të shkojmë tek një rezolutë që duhet ta denoncojmë përpjekjen për të bërë pis luftën çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri nuk është kur krim. Lufta për liri është e pastër, ka moral dhe është e ndershme. Rroftë lufta Çlirimtare e Popullit të Kosovës!” – deklaroi Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026