Të shtënat me armë pranë banesës së policit, detaje nga ngjarja në Shkodër

28 Mars 2023 | 22:19

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Shkodër.

Burime për Euronews Albania thonë se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër pranë banesës së një efektivi policie.

Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar në sallën operative lidhur me të shtënat.

Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku. “Ju erdhi fundi”, shkruhet...
20:20 | 29/06/2026

LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:06 | 29/06/2026

Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të hënë shënohet dita e 30-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:59 | 29/06/2026