“Jeta ta jep mikun e mirë, por edhe ta merr”, Papingji mes lotësh kujton kompozitorin e ndjerë Aleksandër Lalon
Edhe pas vitit 1990, poeti i mirënjohur për shqiptarët, Jorgo Papingji na rrëfen në “Urban Story” në Euronews Albania se u gjend sërish në shtratin e tij krijues.
“Unë isha në shtratin tim dhe vazhdova në shtratin tim. Domethënë në qoftë se në atë kohë dukeshin këngët si tepër të guximshme ose si pak të kaluara nga guximi. Në këtë periudhën e re u dukën brenda, madje edhe mangut”,- thotë Jorgo Papingji.
Jetëgjatësia e punës me bashkëpunëtoret ka qenë edhe çelësi i suksesit të tij. Ai veçon bashkëpunimet me të ndjerin Aleksandër Lalo me të cilin nuk kanë munguar edhe përplasjet profesionale. E teksa na bën këtë rrëfim nuk i mban dot lotët.
“Me Sandrin grindeshim pothuajse përherë, sepse Sandri krijonte një mendim në kokë për llojin e këngës dhe pastaj e kishe të vështirë, që të shkonte sipas tekstit. Ai thoshte ndërro tekstin, unë i thosha ndërro muzikën. Pastaj thoshim nuk punojmë më bashkë, por të nesërmen në mëngjes dilnim për kafe dhe vazhdonim kështu. E kemi ruajtur miqësinë deri në fund të jetës së Sandrit. Jeta ta jep mikun e mirë, por edhe ta merr”, rrëfen Papingji.
Ka vendosur që mos të mungojë në festivalin e këngës. Edhe në festivalin e dhjetorit të këtij viti Jorgo Papingji vjen sërish si tekstshkrues
“Kam shkruajtur më shumë se tre mijë këngë, kam marrë 32 çmime fëmijësh prej të cilëve dymbëdhjetë të para dhe kam fituar 16 çmime te festivali i të rriturve prej të cilëve pesë çmime të para, gjashtë të dyta dhe të tjerat të treta”, – tregon zoti Jorgo.
Sot udhëtuam mes vargjeve të Jorgo Papingjit, përjetuam emocione të forta, mësuam se arti i vërtetë e gjen gjithmonë rrugën. Artisti i madh që frymëzon gjithmonë dhe me tekstet e këngëve ka prekur me mijëra zemra thotë se sa të ketë frymë do të jetë gjithmonë aktiv me artin e tij.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet