Shmanget sulmi terrorist në Greqi, arrestohen dy persona
Dy persona të akuzuar se po planifikonin atentate ndaj një restoranti hebre në qendër të Athinës janë arrestuar.
Policia në kryeqytetin grek beson gjithashtu se të arrestuarit mund të kishin planifikuar sulme ndaj objektivave të tjerë civilë, që mund të kishin shkaktuar shumë viktima.
Dyshja është arrestuar për akuza të lidhura me terrorizmin. Një i dyshuar i tretë që nuk ndodhej në Greqi është shpallur në kërkim.
Ka qenë agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad, që ka ndihmuar palën greke në hetime dhe që ka deklaruar se të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti terrorist iranian.
Ndërsa autoritetet greke kanë saktësuar se të dyshuarit kishin zgjedhur një objektiv me rëndësi simbolike dhe po bënin përgatitjet e fundit për sulmin.
“Synimi i tyre ishte jo vetëm të vrisnin të pafajshëm, por edhe për të minuar ndjesinë e sigurisë në vend dhe për të dëmtuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë”, thuhet në një komunikatë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës