Kosova zhgënjen sërish, dardanët nuk marrin dot as 3 pikë me Andorrën
Kosova ka zhgënjyer sërish në kualifikueset e Europianit të 2024-ës, teksa të besuarit e Xhires u ndalën edhe nga Andorra. Në një përballje që u dominua nga dardanët, rezultati përfundimtar ishte 1-1. Përballë një kundërshtari modest që goditi vetëm 2 herë në portën e Muriç, ndërsa njëra prej tentativave u ndal në rrjetë.
Vendësit, me dëshirën e madhe për fitore dominuan takimin, ndërsa pjesa e dytë pati më tepër ritëm se e para. Në minutën e 59- ishte Edon Zhegrova që shënoi një supergol, i shërbyer saktë nga Milot Rashica. Ende pa marrë veten nga pësimi i golit, modestët e Andorrës u kundërpërgjigjën menjëherë, ku vetëm 2 minuta më pas shënon golin e barazimit.
Heroi i andorianëve ishte Berto Rosas, 20-vjeçari që aktivizohet në ligën e 4-ët spanjolle me Betis B. Kjo ishte pika e parë për miqtë në këto kualifikuese, teksa ndeshjen debutuese u mposhtën nga Rumania. Në anën tjetër, Kosova dështoi sërish të fitonte, pasi pak ditë më parë barazoi në Tel Aviv me Izraelin, me po të njëjtin rezultat.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës