Spitalet rajonale në Shqipëri përshtaten për të kuruar COVID-19, si funksionojnë në rajon
Shqipëria ka shënuar dje një numër rekord prej 602 rastesh të reja me COVID-19 ndërsa 8 qytetarë kanë humbur jetën. Situata paraqitet shqetësuese edhe Maqedoninë e Veriut ku numri i jetëve të humbura është 40 ndërsa në Kosovë 11 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID.
Nëse në rajon prej kohësh spitalet rajonale janë vënë në shërbim të pacientëve me COVID, në Shqipëri deri sot pacientët e prekur nga virusi kurohen vetëm në 3 spitalet e dedikuara në Tiranë, por Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në skenarët për përballimin e përkeqësimit të situatës në vend është edhe futja në shërbim të këtyre pacientëve e spitaleve rajonale, të cilat po certifikohen.
Në një lidhje ‘live’ korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi tha se spitali i Korçës është i treti që pritet të certifikohet si spital COVID pas atij të Durrësit dhe Vlorës.
“Spitali i Korçës do të përshtatë pavijonin e sanatoriumit me 54 shtretër, një kapacitet shumë i vogël ky nëse kemi parasysh se në Korçë janë regjistruar 900 të infektuar me COVID”, tha korrespondenti i Euronews Albania në Korçë.
Korrespondentja e Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut, Ferikan Iljazi shpjegoi se prej kohësh spitalet rajonale në RMV trajtojnë pacientë me COVID-19, pasi spitali qendror i Shkupit është pothuajse i mbushur. Por ajo sqaroi se pacientët që qëndrojnë ën spitalet rajonale e marrin terapinë nga sopitali qendror infektiv.
“Në RMV po improvizohet për çdo lloj situate, sepse nuk është njësoj kur pacientët mbahen në terapi nga mjeku specialist epidemiolog nga rasti kur trajtohen në spitalet rajonale.
Aktualisht janë 700 të shtruar në spitale, po ministria e shëndetësisë ka paralajmëruar se ata që kanë simptoma më të lehta do të nxirren.
Paralajmërimet janë të frikshme se nëse vazhdohet me këtë ritëm sistemi do të pësojë një goditje shumë serioze”, tha korrespondentja e Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë, Jeton Musliu informoi se Kosova është e ndarë në 7 zona jo vetëm administrative por edhe sa i përket sistemit shëndetësor.
“Janë 7 spitale rajonale që janë vënë në funksion që nga marsi. Në Prishtinë është klinika qendrore por edhe në spitalet rajonale janë përshtatur ambiente për të kuruar të prekurit me COVID.
Një numër i madh të prekurish trajtohen në spitalet rajonale që nga fillimi i pandemisë”, tha korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet