Ishte infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta mjeku Ilirjan Draçi

17 Nëntor 2020 | 10:42

Ndahet nga jeta si pasojë e COVID doktor Ilirjan Draçi, i cili ka shërbyer për vite me radhë si mjek gastro-hepatolog dhe si drejtues në poliklinikën numër 1 të Tiranës.

Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë. Ogerta Manastirliu teksa konfirmon se doktor Ilirjani ka humbur jetën në betejë me COVID, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të kolegëve në spitalin e Infektivit.

Në një postim të disa ditëve me parë, doktor Draçi ndau një foto ku shfaqej me maskën e oksigjenit nga spitali dhe u bënte apel qytetarëve për kujdes, duke u thënë se gabimi më i vogël mund t’u kushtojë jetën.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë humbur jetën 8 pacientë ndërsa janë konfirmuar pozitive 602 raste te reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026