“Më të ashpër me Kinën”, Von der Leyen: Të bashkëpunojmë, por edhe të mbrohemi
Evropa duhet të tregohet më e ashpër me Kinën, ka deklaruar Ursula von der Leyen, e cila e ka përshkruar Pekinin si “më autoritar në planin e brendshëm dhe më kërkues në atë të jashtëm”.
Në prag të udhëtimit në Pekin bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian konkretizoi tonin për epokën e re të marrëdhënieve BE-Kinë.
“Besoj se nuk është as e udhës dhe as në interesin e Evropës të shkëputet nga Kina. Marrëdhëniet tona nuk janë bardhezi dhe as përgjigjja jonë s’mund të jetë e tillë. Prandaj duhet të fokusohemi tek ulja e rrezikut dhe jo tek shkëputja”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Vizita e Von der Leyen dhe Macron vjen pas një takimi mes presidentit kinez me Vladimir Putin në Moskë dhe frikës së Perëndimit se dy vendet po intensifikojnë raportet, me Pekinin që mund të mbështesë agresionin rus.
“Çdo plan paqeje që konsolidon aneksimet e Rusisë është thjesht i pazbatueshëm. Duhet të flasim hapur lidhur me këtë çështje. Se si do të ndikojë Kina tek lufta e Putin do të ndikojë në përcaktimin e të ardhmes së marrëdhënieve BE-Kinë”, u shpreh Von der Leyen.
Presidentja shtoi se, Kina synon të përdorë dobësinë e Rusisë për të përforcuar pozitën e saj gjeopolitike dhe influencën globale të saj.
“Është e qartë se Kina e sheh dobësinë e Putin si një mënyrë për të rritur ndikimin e saj ndaj Rusisë. Dhe është po ashtu e qartë se balanca e fuqisë në këtë marrëdhënie, që për shekullin e fundit ka qenë në favor të Rusisë, tani ka ndryshuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
Duke reaguar ndaj fjalimit, Mikko Huotari, shef i Institutit Mercator për Studimet e Kinës, i sanksionuar nga Pekini, tha për Euronews se BE duhet të përshtatet ndaj një bote më dypolare.
“Ne nuk mund të kemi një marrëdhënie mirëbesimi me Kinën për sa kohë ajo mbështet makinën luftarake të Rusisë. Ndaj, në vend që të na tregojnë të tjerët se çfarë duhet të bëjmë në hapësirën tonë, më mirë t’i përcaktojmë vet kushtet e angazhimit. Është diçka që duhet bërë. Ka rreziqe që mund të rriten. Vartësia jonë është e lartë në disa aspekte dhe tensionet gjeopolitike përreth Kinës po rriten. Ndaj është diçka urgjente. Por, në të njëjtën kohë, t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur dhe të mos humbasim përqendrimin”, tha Mikko Huotari.
Von der Leyen tha gjithashtu se BE duhet të rivlerësojë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Investimeve me Kinën, një akord tregtar që ka mbetur pa u ratifikuar prej 2021-shit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale