Sherri në shkollë| Qëlloi bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet 15-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, i cili ditën e djeshme qëlloi me thikë një bashkëmoshatarin e tij në shkollën e mesme të Paskuqanit.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Paskuqan, ka goditur me mjet prerës, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu blutë e kryeqytetit njoftojnë se në pranga ka përfunduar dhe një 21-vjeçar i cili ka thyer masën e “Arrestit me burg”.
21 vjeçari, u arrestua pasi u pikas nga efektivët e policisë në rrugën “Qerazim Qirjazi”, pasi kreu veprime të dyshimta duke hedhur në tokë një mjet prerës, thikë.
U procedua penalisht dhe një 25-vjeçar i cili ishte nën shoqërinë e të riut.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West