Supersfida Manchester City-Liverpool, Haaland mungesa e madhe

31 Mars 2023 | 13:18

Premier League angleze rikthehet me 7 përballje këtë të shtunë, teksa spikat superndeshja Manchester City-Liverpool. Qytetarët e udhëhequr nga tekniku Pep Guardiola po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, ndërsa gjenden 8 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Arsenali, por me 1 ndeshje më pak. Në anën tjetër, të kuqtë e Klop vijnë pas eleminimit nga Uefa Champions League, ku e patën të pamundur t’i bëjnë ballë Realit të Madridit.

Mungesa kryesore e kësaj përballje është sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili pësoi dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren. 22-vjeçari është absolutisht sulmuesi më i mirë i kampionatit anglez, ku ka shënuar 28 gola dhe asistuar 5 herë. Jo vetëm Haaland, por i gatshëm për teknikun spanjoll nuk është as Phil Foden.

Përballja e fazës së parë mes këtyre dy klubeve u përmbyll me fitoren minimale të Liverpoolit, ndërsa goli u shënua nga sulmuesi egjiptian Muhamed Salah. Në anën tjetër, tek miqtë janë 3 lojtarë të konfirmuar që nuk do të jenë pjesë e sfidës, si dhe Diaz, Tsimikas e Gomez në dyshim. Në 10 përballjet e fundit në kupë e kampionat, Liverpool regjistron 4 fitore, 3 Manchester City dhe 3 përballje janë ndarë në barazim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026