Barcelona fiton sërish në La Liga, diferenca me Realin mbetet 9 pikë
Barcelona ka marrë një tjetër fitore në kampionat në prag të përballjes së El Clasicos ndaj Realit të Madridit, e cila luhet më 19 mars. Blaugranët triumfuan në transfertën e vështirë të Bilbaos me rezultat minimal, ndërsa vendësit e vendosën disa herë në vështirësi skuadrën e Xavit.
Goli i vetëm i përballjes erdhi nga sulmuesi Rapinha, ndërsa sistemi VAR konfirmoi pozicionin e tij, i cili ishe i rregullt. Vendësit barazuan pak minuta para fundit të sfidës me Ëilliams, ndërsa aksioni kishte nisur nga një prekje e topit me dorë nga një prej lojtarëve të Bilbaos duke e anulluar atë.
Katalanasit qëndrojnë në kuotën e 65 pikëve në krye, teksa 9 pikë më pas vijnë madrilenët e Ancelottit. Reali i Madridit konfirmon formë ne mirë që po kalon me një fitore ndaj Espanyolit, ndërsa në mesjavë pret në Bernabeu Liverpoolin në ndeshjen e kthimit të Uefa Champions League. Edhe Sevilla është kthyer tek fitorja, pas 3 ndeshjes radhazi pa triumuar, ndërsa po zhvillon një sezon aspak pozitiv.
Aktualisht kur mbeten edhe 13 javë në La Ligan spanjolle, Barcelona kryeson e qetë kampionatin, ndërsa pas saj vijnë dy ekipet e Madridit. Zonën Europë e plotësojnë Real Sociedad, Betis e Villareal.
LEXONI GJITHASHTU
- Ekskluzive/ Po shkëlqen me Rijekën, Selahi: Refuzova Belgjikën për Shqipërinë
- Partizani në fron për 5 ditë, Tirana rimerr kreun. Kukësi i jashtëzakonshëm
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë