Ekskluzive/ Po shkëlqen me Rijekën, Selahi: Refuzova Belgjikën për Shqipërinë
Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin kroat me skuadrën e Rijekës. 24-vjeçari është një nga emrat më të përfolur, ndërsa synon rikthimin në kombëtaren shqiptare.
Në përballjen e fundit në kampionat, Selahi arriti të shënonte një gol ndaj Varazdin, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-1, duke u ngjitur në vendin e katërt.
Lindon Selahi ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Euronews Albania, Enriko Gabaj ku ka rrëfyer synimet e këtij sezoni, ndërsa pika e dobët mbetet kombëtarja kuqezi.
Lindon, si po shkon ky sezon me skuadrën e Rijekës?
Ky sezon po shkon shumë mirë, sidomos në fazën e dytë të tij. Aktualisht kemi regjistruar ngjitje në tabelën e klasifikimit dhe gjendemi në vendin e katërt. Uroj që të bëjmë edhe më mirë.
Ndeshjen e fundit të kampionatit shënove, a e ke gjetur veten 100%?
Po, prej dy vitesh siç e dini unë jam titullar tek Rijeka.E ndiej veten shumë mirë në fushë, por edhe jashtë saj atmosfera është pozitive. Jam në formën time optimale.
Si duket gara e këtij viti në kampionatin kroat?
Pjesa e parë e sezonit nuk ishte më e mira e mundshme ose më saktë jo ajo që prisnim. Më tej kemi rikuperuar dhe kemio gjetur formën e duhur. Kemi pasur disa ndryshime, plot 3 trajnerë, ndërsa tashmë është krijuar stabiliteti. Po i fitojmë ndeshje dhe mendoj se jemi shumë mirë.
Jeni një nga lojtarët e përfolur për t’u thirrur në kombëtaren shqiptare, që tashmë siç e dini drejtohet nga Sylvinho, si ndiheni?
Unë jam shumë i kënaqur që puna dhe sakrifica është shpërblyer dhe tifozët e vlerësojnë pozitivisht. Më parë kam pasur mundësinë që të zgjedh përfaqësuesen e Belgjikës U21, të Kosovës apo Maqedonisë së Veriut. Unë vendosa të ndjek zemrën time, të luaj për flamurin kuqezi. Tani, gjithçka i takon trajnerit, sepse është ai që vendos.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë