“Të sakrifikuarit” e Barcelonës nga kriza financiare, 5 lojtarë drejt largimit

31 Mars 2023 | 14:11

Problemet financiare tek Barcelona vijojnë të mos gjejnë zgjidhje, duke i detyruar drejtuesit e klubit të ndërmarrin veprime të ndryshme. Së fundmi raportohet se disa lojtarë pritet të largohen verën e këtij viti, ndërsa dhe për sezonin e ardhshëm duhet të tregohen të kujdesshëm sa i përket veprimeve financiare.

Sipas asaj çka raporton Marca, 5 lojtarëve pritet t’u jepet dora këtë verë, mes tyre dhe mesfushori holandez Frenkie De Jong. Po ashtu dhe Balde, Christensen, Raphinha e Ansu Fati. Presidenti Joan Laporta dhe anëtarët e tjerë të bordit drejtues e dinë mirë se pavarësisht fitimit të trofeut të La Ligas, nuk mund të ketë zgjidhje të problemit të mbartur të pagave.

Krahas lojtarëve që do të largohen janë dhe ata të cilët cilësohen të paprekshëm si Leëandoëski, Gavi, Pedri apo Sergi Roberto e Araujo. Katalanasit zhvilluan një sezon deri diku pozitiv, ku janë shumë pranë fitimit të La Ligas, ndërsa dështuan që diçka të tillë të bëjnë edhe në Ligën e Kampionëve apo Europa League. Ndërkohë, sipas mediave spanjolle në përfundim të këtij sezoni do të nisë dhe restaurimi i stadiumit Camp Nou, ku për dy vitet e ardhshme, blaugranët do të luajnë në një tjetër impiant me afro 55 mijë vende.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, pasi klubi italian konfirmoi emërimin e teknikut 58-vjeçar me një kontratë që do ta mbajë në...
12:03 | 03/07/2026

Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës

Unai Simon i Spanjës kishte dy arsye për të festuar të enjten në mbrëmje. Portieri jo vetëm që e pa skuadrën e tij të kualifikohej...
11:59 | 03/07/2026

“Filloni t’i thoni lamtumirë”, motra e Ronaldos lajmëron largimin e tij nga kombëtarja pas Kupës së Botës (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po përgatitej për ndeshjen vendimtare të Portugalisë kundër Kroacisë në raundin e 1/16 të Kupës së Botës, por pak para fillimit të saj,...
11:00 | 03/07/2026