Policia sekuestron 19 900 dollarë në pikën kufitare: Nuk i deklaroi

31 Mars 2023 | 14:36

Policia në pikën kufitare të Grabomit, ka sekuestruar 19 900 dollarë të cilat ndodheshin në automjetin e një personi që po dilte nga Republika e Shqipërisë.

Policia ka bërë sekuestrimin e shumës së parave që u gjet brenda automjetit të shtetasit me inicialet A.T.

Personi në fjalë u procedua dhe penalisht nga ana e efektivëve për mosdeklarimin e parave në kufi, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i modeklarimit të të hollave dhe një rast i kontrabandës së mallrave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PPK Grabom, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin me drejtues shtetasin A. T., nga Plava, Mali Zi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 900 dollarë amerikanë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026