Zgjedhjet, deputetët e PD: Mbështetje vetëm për logon, jo për kandidatët e primareve
Me shumë pak bashki ku do të garohet në 14 maj, Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka nisur sot organizimin për zgjedhjet lokale.
Në funksion të këtyre përgatitjeve, Alibeaj mblodhi sot grupin parlamentar dhe gjithashtu ka thirrur mbledhjen e kryesisë dhe të strukturave të tjera organizative të partisë.
Pas mbledhjes së parë, dy deputetët, Flutura Açka dhe Arbi Agalliu u shprehën se në fushatë do të angazhohen vetëm për të mbledhur vota për logon e partisë demokratike.
Si Açka edhe Agallaiu në bashkitë ku garojnë nuk kanë kandidatë të PD, por sërish theksuan se kjo nuk do të thotë se do të bëjnë fushatë për kandidatët e dalë nga primaret.
Pas tërheqjeve të ditëve të fundit, deri më tani janë 15 kandidatë për kryetarë bashkish që do garojnë nën siglën e Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta