Ngjela: Rama kalon në minorancë me bashkimin kombëtar, UÇK ka bërë krime si partizanët

17 Nëntor 2020 | 19:39

Për Spartak Ngjelën shqetësimi i Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për hetimin e UÇK-së lidhet me interesat e saj politike. Ai tha se çështja është se në rast të një bashkimi kombëtar, PS do të ishte në minorancë.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë “PS dhe Edi Rama nuk kanë akses në Kosovë në rast se do të kemi bashkim kombëtar, sepse nuk kanë vota atje” dhe se “e vetmja  mundësi është që të mos krijojë rënie PDK.”

“Pse shqetësohet Rama dhe PS është politike, vetëm një mendje e dobët nuk e kupton se Shqipëria dhe Kosova do të jenë një shtet. Edhe në rast se kjo vonohet mundësi ekziston në logjikën politike.

Po të mos jetë PDK që ka dalë nga UÇK dhe që është e lidhur historikisht me PS, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën e lë PS në minorancë,. Mos e shikoni aq të cekët lëvizjen e Ramës. Akuzat shkatërrojnë PDK dhe ngrenë LDK”, tha Ngjela.

Sipas avokatit koha se kur mund të ndodhi bashkimi kjo është një çështje që varet nga ndërkombëtarët dhe sipas tij me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë kjo çështje do të ngrihet.

Për akuzat ndaj liderëve të UÇK-së, Ngjela tha se akuzat në fakt janë ngritur nga shqiptarë të Kosovë dhe media i ka pasqyruar akuza të tilla. Ai madje theksoi se është i bindur se UÇK ka rënë në krime “anësore” por kjo varet sa do të provohet në gjykatë. Ngjela solli si shembull dhe krimet nga Ushtria Nacional Çlirimtarë në Shqipëri.

“Akuzat ia kanë bërë individë shqiptarë që i kam parë rast pas rasti në shtyp që kanë denoncua se i është vrarë babai, tjetrit vëllai dhe përmendin tim ia ka vrarë UÇK. Gjithçka varet nga provat, por unë di që ka një precedent për terrorizmin në luftë kemi luftën nacional-çlirimtare. Kjo ka ndodhur në Shqipëri.

Familja e Qemal Stafës nuk e pranon vizitën e Enver Hoxhës në shtëpi sepse mendonin e kishte vrarë ai. Luftërat guerile kanë rënë edhe në krime anësore. Kemi një fakt shumë tronditës që e kanë thënë krerë të LDK që kanë dashur të vrasin dhe Rugovën”, përfundoi Ngjela.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021