Shqipëria dhe RMV në pritje, vështirësohet nisja e bisedimeve me BE-në brenda këtij viti
Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian nuk arritën sërish të gjejnë të martën konsensus mes tyre për kornizën e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë e cila do t’i hapte rrugën Konferencës së parë Ndërqeveritare mes dy vendeve dhe BE-së, që shënon dhe fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim.
Në përfundim të mbledhjes së ministrave për çështjet europiane, përfaqësuesi i presidencës gjermane, ministri i Shtetit Michael Roth, renditi dy çështje të pazgjidhura për Shqipërinë.
“Ka dy çështje te pazgjidhura që lidhen me konkluzionet e këshillit të ministrave te marsit. Së pari, bëhet fjalë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti, zbatimi i ligjit të ri zgjedhor.
Sidoqoftë, fakti nëse negociatat do te hapen se shpejti natyrisht është një temë e vështirë.
Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me procesin e Vettingut. Duhen më shumë gjyqtarë, më shumë prokurorë janë të nevojshëm për të zëvendësuar ata që lanë postin e tyre.
Është një vend i vogël dhe kjo do të marrë ca kohë. Dhe sigurisht në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike Ne shumë vende është e vështirë të arrihet konsensusi për ligjin zgjedhor por Shqipëria është në rrugën e duhur.
Nëse ne do të arrijmë një konkluzion të suksesshëm deri ne fund të vitit, këtë nuk mund ta them akoma”, u shpreh ai.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut zyrtari i lartë gjerman theksoi se vetoja e Bullgarisë e bllokoi këtë proces.
“Të gjithë delegacionet sot shprehin mbështetjen e tyre për një arritjen e hapjes se negociatave me një përjashtim, Bullgarinë.
Bullgaria iu referua pikave të cilat i konsideron si të rëndësishme. Javën e kaluar Presidenca Gjermane është përpjekur afroje disi pozicionet.
Ne e kemi bërë këtë në javën e fundit, por nuk kemi arritur të bindim miqtë tanë Bullgarë që të bien dakord për hapjen negociatave, por mbështetemi në faktin mbeten ende disa javë, por kjo do të varet shumë nga gatishmëria e të dy palëve për kompromis.
Pra, ne po veprojmë si ndërmjetësues. Ne jemi duke punuar me Komisionin.
Ne po përpiqemi të shkojmë drejt një qëndrimi të arsyeshëm, por nuk është vetëm në duart tona”, u shpreh ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Anëtarësimi në BE i Shqipërisë dhe RMV, Gjermania informon për procesin negociues
Konferenca e parë ndërqeveritare, Gjermania jo optimiste
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta