Finalja me Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare luan për vendin e parë
Fitorja është i vetmi opsion për përfaqësuesen tonë të futbollit në ndeshjen përballë Bjellorusisë pasi synimi është renditja në krye të grupit të katërt të Ligës C.
Atmosfera në skuadër është pozitive pasi vjen pas dy fitoreve radhazi, në ndeshjen miqësore përballë Kosovës dhe atë përballë Kazakistanit në Natios League.
Futbollistët e dinë mjaft mirë se nuk mjafton kaq pasi për të realizuar objektivin duhet edhe një sforco e fundit. Kundërshtari nuk është i panjohur pasi në ndeshjen e parë të grupit ishte përfaqësuesja jonë që fitoi 2-0.
Edoardo Reja përveç mungesave që dihen tashmë do bëjë llogaritë edhe pa Armir Abrashin që ka plotësuar numrin e kartonëve dhe pa Elseid Hysajn që rezultoi pozitiv me COVID-19.
Megjithatë tekniku nuk kërkon justifikime dhe ka besim se lojtarët që ka në dispozicion do ja dalin të bëjnë mirë në këtë ndeshje.
Skema duket se do jetë ajo që Reja përdor gjithmonë 3-5-2.
Në portë tekniku pritet t’i besojë Etrit Berishës ndërkohë përpara tij Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli duken të sigurt. Në mungesë të Hysajt do ketë vend për Albi Dokën ndërkohë që Uzuni pritet të luajë në krahun e majtë.
Në mesin e fushës Reja ka dyshime mes Kallakut dhe Lacit qe janë në balotazh ndërkohë që Gjasula dhe Memushaj duken të sigurt si titullarë.
Në majën e sulmit pritet ti besohet sërish Cikalleshit dhe Rei Manajt.
Ndeshja luhet sot në orën 16:00 në stadiumin Air Albania.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet