Shtyhet sërish gjyqi ndaj Zani Çaushit në Gjykatën e Korçës

18 Nëntor 2020 | 11:08

Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Myrteza Çaushit, i cili njihet nga të gjithë si Zani Caushi.

Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e rrethit gjyqësor të Korçës seanca është shtyrë në mënyrë që palët të njihen me aktet e IEVP-së.

Kjo është hera e 4 që shtyhet gjyqi për Zani Caushin, i cili kërkon përllogaritjen e viteve të vuajtjes së dënimit. 

Më herët drejtuesi i bandës së Çoles depozitoi një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Korçës. 

Çaushi në kërkesën drejtuar gjykatës thoshte se ishte person i rehabilituar dhe se pas lirimit do të kërkonte të punësohej. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. 

Lexoni gjithashtu:

Zani Caushi tërhiqet nga kërkesa për lirim me kusht: Të më njihet dinamika e gjykimit, kam bërë 31 jo 25 vite burg

Shtyhet seanca ndaj Zani Çaushit në Gjykatën e Korçës, i dënuar përjetë pretendon lirimin me kusht

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026