Ish-komandanti i UÇK: Ngritja e Gjykatës Speciale nga Kosova gabim i madh, kriminelët janë në Beograd
Ahmet Isufi, Ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i AAK tha për Euronews Albania se votimi i Gjykatës Speciale nga kuvendi i Kosovës ishte një gabim shumë i madh.
Sipas tij, ajo është një gjykatë që s’ka pasur nevojë të krijohet, sepse lufta e UÇK ka qenë e drejtë, e pastër dhe me motive çlirimtare, ndaj nuk duhej trajtuar siç po bëhet, pasi krimet e vërteta dhe luftën me gjenocid e ka bërë Serbia.
“Ndaj kemi 13 mijë viktima, 20 mijë gra të dhunuara, djegie dhe shfarosje të pronave, që kanë ndodhur në Kosovë. Kriminelët e vërtetë janë në Serbi. Ata kanë sponsorizuar një dosje përmes Dick Martin dhe që fatkeqësisht kjo është marrë parasysh nga Këshilli i Evropës.
Pretendimet e para të Martin që lidhen me ‘shtëpinë e verdhë’ kanë rënë, por tani ka kaluar në terren tjetër. Kjo gjykatë është bërë me presion në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët kanë bërë gabim që e kanë votuar, edhe pse nën presion nga bashkësia ndërkombëtare.
Serbia ka investuar shumë në këtë drejtim që tani në vend që të gjykohen kriminelët e vërtetë, gjykohen viktimat”, tha ish-komandanti i UÇK.
Z. Isufi tha se dëshmitarët me të cilët prokuroria pretendon të vërtetojë akuzat janë të rremë.
“Dëshmitarët që janë thirrur kanë pasur interes azilin dhe qëllime politike që të cenohet lufta e UÇK. Prokuroria ka ftuar dëshmitarë të rrejshëm që janë ofruar për interesa të ndryshme.
Nuk janë ftuar qytetarë të thjeshtë që do të dëshmonin për të vërtetën. Historia nuk rishkruhet askund. Ne jemi dëshmitarë të gjallë të asaj që ka ndodhur në Kosovë”, tha ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit