Masat e reja anti-COVID, pezullohet seanca në Kuvendin e Shqipërisë, komisionet online

18 Nëntor 2020 | 12:42

Seanca e parashikuar për ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të zhvillohet.

Lajmi bëhet me dije nga Kuvendi, teksa sqarohet se në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe të urdhrit të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

“Në respekt të zbatimit të këtyre masave, kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Puna në komisionet parlamentare vazhdon online”, thuhet më tej në njoftimin e kuvendit.

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve mori tre vendime të reja në kuadër të masave anti-COVID:

Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
– Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026