Me Charter dhe fatura mijëra euroshe, 270 shqiptarë u trajtuan për COVID jashtë shtetit

18 Nëntor 2020 | 14:53

Përballimi i situatës së COVID-19 nuk ka qenë i njëjtë për të gjithë të prekurit nga ky infeksion. Disa prej pacientëve kanë zgjedhur të kurohen jashtë vendit si një mënyrë për të marrë shërbim shëndetësor më të specializuar.

Euronews Albania mëson se që prej fillimit të pandemisë, në muajin mars,  270 persona të infektuar me koronavirus, kryesisht në gjendje të rënduar janë nisur me avionë “Charter” privat nga aeroporti Nënë Tereza për kurim jashtë vendit.

Turqia rezulton të jetë shteti më i preferuar nga shqiptarët për kurim pasi 200 prej të infektuarve e zgjodhën për të marrë shërbim më te specializuar. Ndërkohë pjesa tjetër zgjodhën vende të tjera të Evropës për t’u kuruar.

Por dërgimi i një të infektuari me koronavirus jashtë vendit nuk është i përballueshëm nga çdokush. Shpenzimet për të kryer këtë fluturim me charter privat kapin shifra marramendëse me çmime që variojnë nga 25 mijë deri në 50 mijë euro përfshirë këtu edhe kurimin spitalor.

Sipas informacioneve, kërkesat për kurim jashtë vendit kanë ardhur në rritje në javët e fundit kjo edhe për shkak të fluksit në spitalet COVID si pasojë e shtimit të rasteve të personave të infektuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026