Të protestosh i vetëm, 67-vjeçari nga Korça pretendon se i kanë marrë 1300 m/2 tokë

3 Prill 2023 | 16:34

67-vjeçari Petraq Mele proteston në këtë formë para gjykatës se Korçës.

Prej 14 vitesh ai kërkon të drejtën për pronën e vet prej 1300 m/2, ndërkohë që sipas 67 vjeçarit, në 2009 gjykata vendosi ti jepte tokën e tij një personi tjetër.

“Në vitin 2009 kërkon të ma marrin mua, dhe që ishin Tirana Durrësi e Përmeti. Duan të marrin tokë truall në Radanec. Toka është e babit tim, me certefikatë pronësie, të njohur nga shteti, skicë, këta donin të merrnin tokën truall. Ja arrin duke marre 1339 m2 në vendin e gabuar, por toka që ata duan është 3 – 4 km larg ”

Përgjatë këtyre viteve janë zhvilluar 33 seanca gjyqësore, duke I kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe është rikthyer sërish në gjykatën e Korçës për gjykim. Të premten sërish gjykata e Korçës dha vendimin në favor të palës tjetër, duke I mohuar Petraq Meles të drejtën e pronësisë.

“Gjykatësi me 33 seanca vazhdoi me të vdekur, me të arratisur  nëpër botë vetëm që të me lodhte sa i thashë o je i paaftë, o je i kërcënuar o i korruptuar. Dua vendimin të zbardhet. Padia e kërkuar nga unë bie poshtë. Thashë unë çështjen nuk e le do e kërkoj se është në të drejtën time “- shtoi ai.

Vetëm nga gjykata e apelit të Korçës kanë qenë afro 2000 çështje civile të pashqyrtuara ndërkohë që e shumë çështje të tilla të ngjashme presin shqyrtimin në gjykatën e Korçës. Për shkak të ngarkesës së gjyqtarëve koha e zbardhjes së vendimeve shpesh herë i kalon dhe afatet ligjore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026