Milani ‘poker’ ndaj Napolit, kuqezinjtë triumfuan 4-0 në transfertë

3 Prill 2023 | 16:24

Milani i ka shkaktuar humbjen e 3 të sezonit Napolit në Serinë A, duke triumfuar në transfertë.

Kuqezinjtë dominuan përballjen, duke zhvilluar një 90 minutësh spektakolar, ku shënuan 4 gola. Dyshja Leao-Diaz la sërish gjurmë, duke u kthyer në një shqetësim për mbrojtjen kundërshtare.

Ishte pikërisht sulmuesi portugez ai i cili zhbllokoi rezultatin dhe kaloi në avantazh Milanin. Në minutën e 25’ ishte radha e Diaz që të shënonte golin e dytë. Pioli rezultoi i suksesshëm edhe në zëvendësimet e kryera, ku Selemakers si zëvendësues në pjesën e dytë, realizoi për 4-0. Përpara tij ishte sërish Leao që shënoi dhe golin e dytë personal ndaj napoletanëve.

Kjo ishte fitorja e dytë e Milanit në 5 javët e fundit, ndërsa Napoli çaloi ashtu si ndaj Lazios. Roma e Jose Mourinhos mposhti Sampdorian me rezultatin 3-0, duke u rikthyer në garën për një vend në Evropë në sezonin e ardhshëm. Triumf dhe për Lazion e Bolognan, ndërsa sfida mes Salernitanës e Spezias u mbyll në shifrat 1-1.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026