Balluku: ‘Ballkani i hapur’ shpejton reformat, nuk e cenon procesin e Berlinit

3 Prill 2023 | 16:07

Ballkani i Hapur nuk zëvendëson Procesin e Berlinit. Për zv/kryeministren Belinda Balluku, bashkëpunimi në rajon, i jep hov Shqipërisë për të realizuar më shpejt reformat.

Shqipëria ka ecur me hapin e duhur për të realizuar reforma të rëndësishme për integrimin. Për zv/kryeministren Balluku, procesi i Berlinit i ka shërbyer si urë nxitëse për të zbatuar ato.

“Kryesimi i Procesit të Berlinit është jo vetëm një tregues i rolit kyç që Shqipëria ka në rajon, por mbi të gjitha një vlerësim për punën e qeverisë shqiptare, për të çuar përpara  proceset, reformat dhe projektet në të gjithë sektorët jetikë.”- tha Balluku

Por, krijimi i Ballkanit të Hapur ka ngjallur debate për devijimin e politikës dhe ekonomisë shqiptare nga Procesi i Berlinit i hartuar në 2014-ën, për të cilin Balluku ka këtë përgjigje.

“Gjatë gjithë zbatimit të procesit të Berlinit që ka të bëjë me financimet e buta, proceset e tejzgjatura, të cilat detyrimisht kanë kërkuar nga ne një instrument për të përshpejtuar këtë proces. Qeveria shqiptare pa të arsyeshme krijimin e  një aleanca që është aleanca e Ballkanit të Hapur.”- shtoi ajo.

Deklarata  e zv/kryeminstres u bë në kuvend, aty ku u mblodh këshilli kombëtar për integrimin europian, për të diskutuar rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026