Pas SHBA e BE, propozohet në Komisionin e Integrimit ndalimi i Tik Tok në Shqipëri

Ndalimi i Tik Tok në Shqipëri
3 Prill 2023 | 16:01

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së edhe Shqperia mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit Tik Tok në pajisjet zyrtare. Kreu i deputetëve të PS, Tulant Balla, e cilësoi këtë aplikacion si një kërcënim për sigurinë e vendit.

“Të ndalohet përdorimi i rrjetit social Tik Tok, në institucionet pulike”, ky ka qënë propozimi i kreut të grupit socialist, Taulant Balla, në Komisionin e Integrimit Europian duke e cilësuar si një rrezik të madh për sigurinë, që vjen nga Kina.

“Unë bëj pjesë në ato politikbërës europianë që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem çdo kongresmeni dhe senatori amerikan, por dhe vendimit të fundit të BE-së për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në paisjet zyrtare në të treja nivelet. Mendoj që dhe Shqipëria duhet ta hedhë këtë hap të njehësimit të qasjes së saj të paktën në paisjet e përdorimit zyrtar dhe ju e dini fare mirë që SHBA-të kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet Partia Komuniste kineze dhe se të dhënat personale që qarkullojnë përmes këtij aplikacioni janë sot në rrezik eminent”

Gjatë fjalës së tij, ku u diskutua projektligji për median audiovizive,  Balla tha se Shqipëria duhet të forcojë sigurinë për të dhënat personale që shfrytëzohen nga këto platforma të rrjeteve sociale.

“AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për Metën, Tëitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Në këtë aspekt, do duhet që dhe ne të forcojmë gjithë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale qe shfrytëzohen nga keto platforma, përfshire ketu edhe punen e mire qe po behet me këte ndërhyrje te sotme ligjore’, tha Balla.

Disa vende perëndimore, veçanërisht SHBA-ja dhe institucionet e Bashkimit Evropian vendosën të ndalojnë përdorimin e TikTok-ut në pajisjet e përdorura nga punonjësit zyrtarë për punë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026