“30% në listë janë të rinj”, flet kandidatja e PS për këshillin bashkiak në Tiranë

3 Prill 2023 | 17:57

Ka folur për Euronews Albania, kandidatja për Këshillin Bashkiak në Tiranë nga radhët e PS, Romina Kuko.

Ajo tha se lista e kandidatëve në Tiranë për këshillin bashkiak përfshin 30% të rinj dhe njerëz me profesione të ndryshme që sipas saj do i shërbejnë komunitetit.

Mes tjerash Kuko nënvizoi se fushata në Tiranë ka nisur dhe se aktualisht është e qetë.

“Situata është e tillë që ne kemi prezantimin e kandidaturave për këshillin bashkiak. Jemi në një fushatë të vazhdueshme elektorale pasi dinamikat e lojës politike kërkojnë që palët të kenë një gjuhë më të theksuar  kur vjen puna te arritjet apo te planet që ato kanë. Shpresoj që të jetë një fushatë e qetë dhe e civilizuar.

Ajo që bie në sy nga lista e Këshillit bashkiak të Tiranës është se në radhë të parë respekton të gjithë grupet e interesit.  30% e kësaj liste përbehet nga të rinjtë. Tek lista janë inxhinierë, ekonomistë, nejrëz që janë të shquar në fushat e tyre. Shumica e listës kanë qenë në listën e  Këshillit bashkiak. Mendoj se lista është e përbërë nga profesionistë dhe njerëz që janë të përgjegjshëm për komunitetin . Është një listë gjithëpërfshirëse përfshin  të gjithë grup-moshat dhe profesione të ndryshme. Janë njerëz që kanë çfarë t’i ofrojnë qytetit dhe jo vetëm retorika boshe politike”- theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023