Ambasadorja greke: Shqipëria, vend që ngjall interes. Synojmë rritjen e investimeve

3 Prill 2023 | 20:28

Ambasadorja greke në Shqipëri, Kostantina Kamitsi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se cilat do të jenë synimet e saj kryesore në lidhje me vendin tonë.

Ambasadorja tha se një nga synimet e saj  kryesore do jetë nxitja e shkëmbimeve tregtare mes  dy vendeve, si edhe shtimi i investimeve në Shqipëri. Sipas saj duke qenë se Shqipëria është dhe do të jetë një vend në zhvillim, ngjall shumë interes për investime.

“Një nga synimet e mia kryesore do të jetë nxitja e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe rritja e investimeve greke në Shqipëri. Shqipëria e cila është në zhvillim dhe do vazhdojë të jetë në një trajektore zhvillimi, për shkak të perspektivës evropiane, përbën një fushë të njohur veprimtarie për biznesmenët grekë dhe prespektivën e anëtarësimit të vendit tuaj në BE, për të cilën Greqia ka punuar dhe do vazhdojë të punojë.

Ngjall interesin për investime. Njohuritë teknike të Greqisë për shfrytëzimin dhe për thithjen e fondeve të paranëtarësimit janë veçanërisht të rëndësishme”,-tha ambasadorja Kamitsi në intervistën për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023