Veteranët ”tifo” nga selia, ndjekin Hagën nga zyra e Gucatit të arrestuar

18 Nëntor 2020 | 18:08

Seanca ndaj të akuzuarve të Speciales është ndjekur me interes në Kosovë. Të mbledhur në zyrën e Hysni Gucatit, kryetarit të Veteranëve të UÇK-së, i cili tashmë ndodhet në Hagë i arrestuar, nën akuzën për publikim të dokumenteve konfidenciale, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK, ndoqi seancën e radhës ndaj ish-drejtuesve të luftës.

Ata besojnë se aktakuzat janë të bazuar në prova të pavërteta.

“Sa për t’i degraduar këta udhëheqës të UÇK me këto aktakuza të rrejshme të fabrikuara nga Serbia,” – thotë Metush Krasniqi, anëtar i Kryesisë së OVL-së.

Veteranët besojnë se e gjithë kjo bëhet për të barazuar luftën e drejtë të UÇK me gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

“Dhe mendoj se lufta më e pastër që ka mundur të ndodhë nga të gjithë popujt për liri, ka qenë lufta e UÇK-së,” – shprehet Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Duke shpresuar se pafajësia e të akuzuarve do të provohet, veteranët deklarojnë se me dëshirë do të organizonin një protestë paqësore si shenjë pakënaqësie ndaj gjykatës Speciale.

Por për shkak të pandemisë, ata kanë vendosur që këtë nismë ta ndërmarrin nëpërmjet deputetëve, të cilët i inkurajojnë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të rishikuar mandatin e Gjykatës Speciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026