A do të arrestohet Donald Trump? Ish-presidenti del sot para gjykatës në Nju Jork
Një ditë e rëndësishme kjo e martë për ish-presidentin Donald Trump. Ai del sot para gjykatës në Nju Jork i akuzuar se ka blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë në vitin 2016 kur kandidonte për president.
Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një ish-president përballet me akuza penale.
Donald Trump mbërriti në Nju Jork të hënën pasdite dhe e kaloi natën në suitën e tij private në Kullën Trump duke u përgatitur me avokatët e për paraqitjen e sotme para gjykatës.
Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.
Ish-presidenti pritet të mohojë akuzat, edhe në reagimet e tij në rrjetet sociale ai e ka cilësuar këtë çështje një gjueti shtrigash që synon ta dëmtojë për kandidimin për Shtëpinë e Bardhë.
Por çfarë pritet të ndodhë me Donald TRump? Sipas shumë mundësive Trump pritet të lirohet me kusht dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Florida.
Duke pasur friken e protestuesve, forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll jo vetëm Kullën Trump, por rreth 36.000 oficerë janë në terren. Autoritetet kanë bërë thirrje që të respektohet rendi dhe ligji
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë