Shpresat tek vaksinat anti-Covid, mjeku Alban Domi: Problem do të jetë prodhimi i dozave
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjeku virolog Alban Domi komentoi për Euronews Albania lajmet e fundit se dy kompani farmaceutike janë deri më tani në hapat e fundit të zhvillimit të vaksinave anti-Covid.
Domi i tha gazetares Ilva Tare se “vaksinat janë shumë të ngjashme” dhe “pritet të dalin në treg në fund të këtij viti” gjë që është një lajm shumë i gëzueshëm. Megjithatë ai theksoi se problem për popullatën e mbarë botës do të jetë sasia e prodhimit.
“Problemi është se sa doza të mjaftueshme mund të prodhojnë kompanitë,” – u shpreh Domi teksa përmendi se ka edhe dy kompani të tjera, Johnson & Johnson’s dhe AstraZeneca, të cilat janë në hapat e fundit të zhvillimit të një vaksine efektive.
Sipas mjekut shqiptar Domi, Pfizer dhe Moderna janë deklaruar se duke nisur prej janarit kanë kapacitete prodhimi deri në 140 milionë doza në muaj, të afta për të vaksinuar rreth 70 milionë njerëzve “pasi janë vaksinë me dy injeksione”.
I pyetur për efektshmërinë me përqindje 94-95%, nëse ka problematika apo drojë, mjeku imunolog tha se kjo është një efektshmëri “jashtëzakonisht e lartë”.
“Problemi është se sa kohë krijon mundësi organizmi të mbrohet, për momentin thuhet vetëm dy muaj, të infektuarit që janë shëruar kanë treguar se antitrupat e tyre në muajin e tretë bien si nivel, ndërkohë jetëgjatësia e vaksinës nuk thuhet ende dhe kjo mund të kërkojë kohë, në këto kushte duhet të dihet jetëgjatësia pasi nëse do të ketë jetëgjatësi 6-7 muaj, kjo do të jetë problematike,” – u shpreh mjeku shqiptar.
Përballë pyetjes se çfarë strategjie do të kërkohet që përmes vaksinës të vihet nën kontroll pandemia, mjeku Domi tha se do të kërkohet që të vaksinohen fillimisht grupet e riskut dhe personelet e shërbimeve mjekësore, ndërsa në nivel popullate do të duhet “teorikisht” që të vaksinohen deri në 60-70 për qind e saj në varësi të numrit të popullsive që kanë shtetet.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Gara e vaksinës anti-Covid, Pfizer siguron 95% efektshmëri, kërkon aprovim emergjent nga SHBA
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës