Buxheti kundër COVID, KE-vendeve të Eurozonës: Vijoni shpenzimet dhe kujdes borxhin

18 Nëntor 2020 | 20:19

Qeveritë e Eurozonës duhet të vijojnë shpenzimet vitin e ardhshëm për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike nga goditja e marrë nga pandemia e COVID-19.

Kështu rekomandoi të mërkurën Komisioni Evropian, i cili bëri thirrje që vendet anëtare të sigurohen që stimujt financiarë shtesë të jenë të përkohshëm dhe të kenë objektiva të  qartë.

Qeveritë e Eurozonës i dërguan Komisionit muajin e kaluar projekt/buxhetet për vitin 2021 për të verifikuar nëse janë në linjë me rregullat e BE-së.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian deklaroi se disa nga shpenzimet e planifikuara nga Franca, Italia, Lituania dhe Sllovakia nuk ishin në përputhje me rregullat.

Komisioni paralajmëroi gjithashtu vendet si Belgjika, Greqia, Portugalia dhe Spanja se borxhi i tyre publik aktualisht është mjaft i lartë dhe mund të përkeqësohet gjatë pandemisë, ndaj duhet t’i kushtojnë vëmendje qëndrueshmërisë fiskale në terma afatmesëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026