Përpjekja për të ‘zbutur’ Kinën, Macron dhe Von der Leyen drejt Pekinit

4 Prill 2023 | 14:38

Pas thirrjeve të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të rivlerësuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike të BE-së me Kinën, të gjithë sytë janë në udhëtimin e saj të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron në Pekin.

Von der Leyen do të zhvillojë një takim trepalësh me Macron dhe presidentin kinez Xi Jinping të enjten.

Lidhjet tregtare duke përfshirë aksesin në treg dhe praktikat e konkurrencës së ndershme pritet të diskutohen në takim.

BE-ja ka akuzuar Pekinin për përdorimin e taktikave për të shantazhuar vendet më të vogla që të minimizojnë kritikat ndaj politikave kineze. Në vitin 2022, Kina ishte partneri i tretë më i madh për eksportet e mallrave të BE-së dhe partneri më i madh për importet e mallrave të bllokut, një tregues i rëndësishëm se ku qëndrojnë realisht marrëdhëniet mes të dyjave. Sipas shumë analistëve, udhëtimi do të shfrytëzohet nga presidenti kinez Xi Jinping për të bindur disa liderë evropianë që t’i kthehen biznesit si më parë.

Presidenti Macron nga ana tjetër  dëshiron të pengojë Kinën që të afrohet edhe më shumë me Rusinë, por disa analistë paralajmërojnë se nuk ka shumë hapësirë për manovrim duke pasur parasysh se natyra e marrëdhënieve midis Pekinit dhe Moskës është shumë strategjike.

Madje raportet mes tyre janë forcuar edhe pas vizitës së presidentit kinez në Rusi, presidenti francez dhe Von der Leyen synojnë  të paralajmërojnë Kinën për pasojat e mundshme në rast të mbështetjes së mëtejshme ushtarake për Rusinë dhe gjithashtu të përpiqen të kenë më shumë qartësi mbi  mundësitë që  Rusia q\të  vendos armë bërthamore në Bjellorusi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026