“Trump si Berluskoni”, Arian Çani flet për aferën seksuale të presidentit amerikan
Gazetari Arian Çani krahasoi aferën e Donald Trump me Berluskonin. Në “Now me Erla Mëhillin”, Çani nënvizoi se bëhet fjalë për paratë e shpenzuara për ish-yllin pornografik dhe jo për marrëdhënien që Trump ka pasur me të.
“Njerëzit që nuk duan që njerëz si Trump apo Berluskoni të vijnë në pushtet, gjejnë dhe alibi, nuk janë budallenj, janë të fuqishëm. Mua Trump më sjell në mendje rastin e Berluskonit. Këta nuk janë personazhe politikisht korrekt, këta janë personazhe që bëjnë përjashtim nga shumica e mërzitshme e udhëheqësve nëpër botë. Këta janë njerëz që siç kanë të metat e tyre, kanë dhe gjeneralitetet e tyre dhe patjetër që do të kenë dhe këto pengesa,” – u shpreh Çani.
Sipas tij është e rëndësishme të kuptohet nëse kundërshtarët e Trump do ja dalin, ndërsa theksoi se drejtësia pa dyshim është e kapur, sidomos kur bëhet fjalë për vende të fuqishme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta