Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë kreu i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të zyrtarëve të policisë ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në Policinë e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Sipas KJV, Rrumbullaku rezultoi i pastër në të tria shtyllat e vlerësimit; atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.
Një ditë më parë Rrumbullaku sqaroi para KJV disa foto të publikuara gjerësisht në media në vitin 2013, pas denoncimeve të bëra asokohe nga deputeti socialist Saimir Tahiri. Fotot tregojnë Rrumbullakun së bashku me kolegët e tij Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj e Nikol Bala në një drekë bashkë me Arben Frrokun, ky i akuzuar asokohe për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Rrumbullaku tha se fotot janë bërë në vitin 2011, se ato i ka postuar në Facebook më 24 prill të atij viti dhe se takimi ka qenë rastësor pas shërbimit me kolegët e tij.
Falë edhe të dhënave të përcjella nga prokuroria dhe policia, kreu i SHÇBA arriti t’i bindë anëtarët e Komisionit se takimi i përcjellë në fotot në fjalë ka qenë rastësor.
Lexoni gjithashtu:
Vetingu në polici, Muhamet Rrumbullaku sqaron fotot me Arben Frrokun
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur