Hapet gara për Parkun Fotovoltaik të Spitallës, Rama: 70% e energjisë së prodhuar, për përdorim të brendshëm
Kryeministria njoftoi nisjen e procesit të garës për Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-Kënetës së Durrësit.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur me këtë rast e cilësoi këtë një event shumë të rëndësishëm për të nesërmen e ekonomisë dhe sektorit energjetik si dhe forcimin e imazhit të vendit tonë në një kohë kur gjithë bota ka një shqetësim lidhur me burimet e energjisë dhe domosdoshmërinë për diversifikimin e saj.
Teksa risolli në vëmendje ambicien për ta kthyer Spitallën në zonë të lirë ekonomike, kreu i qeverisë tha se Parku Voltaik i Spitallës, ashtu si edhe ai i Karavastasë do të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të vendit me mundësinë për të marrë 70 për qind të prodhimit për konsumin e brendshëm.
“Parku Voltaik i Spitallës është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për Durrësin e 2030 edhe për Shqipërinë e 2030, sepse në këtë zonë që për shumë vite shihej si vend ndërtimesh kaotike të atyre që gjatë këtyre dekadave kanë lëvizur nga zonat më të thella, ndërkohë që faktikisht me këtë park bëjmë vetëm hapin e parë që do të shoqërohet me lagjen e re të rindërtimit për një hapësirë komunitare me standarde.
Ndërkohë, porti i ri i mallrave për të cilin shpejt do hapet gara ndërkombëtare dhe do të mundësojë zgjerimin e transportit detar të mallrave në zemër të qytetin për t’i hapur rrugën zhvillimit të portit aktual në port turistik që Durrësi të tërheqë më shumë turistë dhe do të mundësojë një fuqi të shtuar tërheqëse si një pikë referimi në Mesdheun turistik. Pjesë e këtij mozaiku është edhe zona e re e lirë ekonomike, për të cilën është folur shumë, por nuk kemi pasur shumë sukses për shkak të mungesë së interesit. Tani shohim se interesi është i madh.
Në këtë mozaik besojmë se është themelore vendosja e gurit të këtij parku i cili vjen pas suksesit jo të vogël në Karavasta, që pati edhe jehonë ndërkombëtare dhe besojmë se mbi atë bazë do të kemi një tjetër sukses të rëndësishëm për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të vendit me mundësinë për të marrë 70 për qind të prodhimit për konsumin e brendshëm”, tha kreu i qeverisë.
Ministrja Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se parku nuk do të ndikojë në mjedisin e zonës, e konceptuar si zonë industriale.
“Parku do të shtrihet në 120 hektarë do të prodhojë fuqi maksimale prej 100 megavat. Pas parkut të Karavastasë ka pasur shumë kërkesa nga investitorë të huaj. Fituesi i garës shpallet në 2 mars 2021”, tha ministrja Balluku.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta