Eurostat: Të rinjtë shqiptarë të privuar nga dëshirat, vështirësi për qiranë

6 Prill 2023 | 09:05

Të rinjtë shqiptarë kanë vështirësi për të përballuar pagesa të ndryshme si qiranë e një apartamenti, blerjen e një makine, shpenzime për kohën e lirë apo edhe ikjen për pushime vjetore larg shtëpisë.

Kjo do të thotë që ata janë të privuar nga disa dëshira për të bërë jetën e tyre më të mirë.

Pikërisht privimi material i të rinjve në Europë për vitin 2021, është marrë në analizë nga Eurostat, por për shqipërinë të dhënat janë të disponueshme deri në vitin 2020.

Sipas statistikave të Eurostat, në Bashkimin Europian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve të grup-moshës 15-29 vjeç  ishte 6,1%.

Për Shqipërinë, ky tregues është shumë më i lartë, në 34%, duke shënuar rekord negativ në Europë.

Edhe në nivel rajonal Shqipëria qëndron në krye të listës. Përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia me 10.4% në 2020-n pasuar nga Maqedoninë e Veriut, me 14.9%  dhe  Malin e Zi me 22.3 %.

Ndërsa në treguesin e privimit material, Shqipëria ka diferencë me vendet e rajonit, në indikatorin tjetër, që mat rrezikun për të qenë i varfër, vendi ynë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë,  janë pothuajse në të njëjtin nivel, me rreth 25% të grupmoshës nga 15-29 vjeç që është në rrezikun për të qenë të varfër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026