Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE, Gjergji Vurmo: Shqipëria ka zero shanse
Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i ligjit të ri zgjedhor vazhdojnë të mbajnë peng ecurinë integruese të vendit tonë. Gjasat janë të pakta për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Drejtori i Programit pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo, tha për Euronews Albania se nuk ka asnjë shans, që Shqipëria të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në
“Për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare brenda këtij viti do të thosha se Shqipëria ka zero shanse. Për të marrë një vendim pozitiv për ta mbajtur eventualisht vitin tjetër, po ashtu do të thosha shumë pak, për të mos thënë sërish zero shanse, sepse progresi ynë me plotësimin e kushteve të vendosur për Konferencën e parë Ndërqeveritare nuk është shumë shpresëdhënës, dhe së dyti, nuk besoj se duhet të presim lajme pozitive deri në fund të vitit”, tha ai.
Ai thotë se klima politike në Shqipëri ka ndikuar, që shumë nga kushtet e caktuara nga BE-ja të mos arrihen në kohën e duhur.
Eksperti beson se vendet e Bashkimit Europian me shumë gjasë do të presin përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri për të vendosur mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociatat.
“Klima politika e acaruar ka qenë një ndër karakteristikat që na ka shoqëruar, sidomos kur ka zgjedhje. Unë besoj se vendet e BE, duke pasur parasysh edhe skepticizmin e shprehur haptazi, do të presin edhe zgjedhjet e vitit që vjen dhe më pas të marrin një vendim për Konferencën e parë Ndërqeveritare”, shtoi ai.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi