Përfshihet nga flakët makina në Korçë, detajet e para

6 Prill 2023 | 09:53

Një makinë në Korçë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se automjeti që mori flakë gjatë kohës që ishte në parkim ishte në pronësi të Klodian Cacani

“Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Klodian Cacani banues në Korçë, i cili ishte i parkuar”- njofton policia.

Burime bëjnë me dije se gjatë kqyerjes së kamerave të sigurisë, një person është parë duke i vënë zjarrit mjetit, me lënë djegëse.

Deri më tani autori nuk është identifikuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026