Kamerat në qendrat e votimit, KQZ i përgjigjet PD-së: Po vlerësojmë kostot
Monitorimi me kamera i qendrave të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit mbetet ende nën vlerësim për kostot financiare dhe miratim të akteve normative përkatëse.
Kështu ka bërë me dije Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes një shkrese “kthim-përgjigjeje” ndaj Partisë Demokratike, të cilën Euronews Albania mundi ta shqyrtojë.
Në shkresën në fjalë, me të cilën KQZ vë në dijeni edhe anëtarët e Komisionit Rregullator, Ambasadën e SHBA-së, Delegacionin e BE-së dhe Prezencën e OSBE-së në Tiranë, thuhet se Komisioni “ka në vëmendje të shtuar” kompetencën e përcaktuar tashmë në Kodin e ri Zgjedhor, e cila ka të bëjë me “përdorimin e kamerave monitoruese për qendrat e votimit dhe në vendet e numërimit të votave”.
Komisioni thotë se monitorimi me kamera është “në proces realizimi”, se “shumë shpejt do të kalojë për miratim aktet normative përkatëse”, akte të cilat KQZ pranon se “po marrin kohë”.
“Për momentin në kuadër të realizimit të projektit […] jemi duke bërë vlerësimin mbi kostot e mundshme financiare […] si dhe një vlerësim të aspekteve teknike të tij,” – thuhet në shkresën e KQZ-së.
Monitorimi i qendrave të votimit dhe numërimit të votave ishte një nga risitë e reformës zgjedhore e cila ka parashikuar identifikimin elektronik të zgjedhësve, votimin e emigrantëve dhe ndërtimin e një platforme raportuese për veprimtarinë e institucioneve publike dhe për financimin e fushatave elektorale..
Lexoni gjithashtu:
Përfundon Reforma Zgjedhore, si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021?
Identifikimi elektronik i votuesve, si do të bëhet dhe ç’rreziqe mbart si proces?!
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta