Ligji i medias, Ambasadori Soreca: Koha të nisë konsultimi për draftin e rishikuar

19 Nëntor 2020 | 17:37

Ligji i shumë diskutuar në publik për kontrollin e mediave online është rikthyer në vëmendje nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Gjatë Forumit të gjashtë vjetor për “Zhvillimin e Medias”, mbajtur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Soreca kërkoi nga Kuvendi që të nisë konsultimet për ligjin e medias, me variantin e rishkuar.

“Është koha tani që të nisë procesi i konsultimit me komunitetin e medias mbi draftamendimet e ligjit të medias dhe të merret parasysh ekspertiza e aktorëve ndërkombëtarë në mënyrë që të sigurohemi që paketa të ketë një impakt pozitiv në lirinë e shprehjes. Koha është shumë e përshtatshme që reporterët të prezantojnë draftin, ne po presim që ta shohim atë,” – tha Soreca.

Kërkesës së diplomatit evropian, iu përgjigj deputetja socialiste Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuesja e grupit të punës për rishikimin e ligjit të medias. Kumbaro pohoi publikimin e draftit edhe pse nuk dha një datë konkrete.

“Drafti final do të shpërndahet për konsultime me grupet e interesit, me shoqatat e mediave. Do të shpërndahet së shpejti në ditët në vijim në përputhje me rregulloren e konsultimit publik të kuvendit të Shqipërisë dhe vetëm pas këtyre hapave do të futet në procedurë parlamentare,” – tha Kumbaro.

Projektligji u hartua dy vite më parë nga shumica socialiste dhe synon që të kontrollojë median online.

Asokohe, pas votimit në parlament, ligji u bllokua nga Presidenti Meta, ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi opinion nga Komisioni i Venecias.

Ishte pikërisht opinioni nga ky komision që “detyroi” qeverinë që rishikonte ligjin.

 

Lexoni gjithashtu:

Ligji i medias, Soreca: Jemi pro vetërregullimit, por që ta çojë përpara qeveria duhet t’i përmbahet rekomandimeve të Venecias

Çfarë duhet për negociatat? Gazetari i Ervin Koçi i Euronews Albania shpjegon në Ilva Now

Kryeministri Rama mbron “Antishpifjen” në parlament: Legjislacioni i vendeve të BE është shumë më i ashpër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026