Mjekja e familjes: Procedura si do të kryhet rimbursimi i barnave për COVID-19

19 Nëntor 2020 | 18:43

Entela Labaj, mjeke familje thotë se, personat e infektuar nga COVID-19 do të marrin rimbursim të ilaçeve edhe nëse kryejnë testin në institucione mjekësore private, por rezultati duhet të konfirmohet nga Instituti i Shëndetit Publik.

Mjekja tha se, rimbursimi do të bëhet direkt pasi ilaçet do të blihen me anë të një kodi që pacienti do të marrë pas konsultës.

“Receta me rimbursim bëhet pasi pacientit i printohet një kod me të cilin shkon merr ilaçet. Nuk bëhet pagesë me para në dorë. Rimbursimi është si për personat e siguruar edhe ata që nuk janë të siguruar”, deklaroi znj. Labaj.

Por ende nuk është e qartë se si do të veprohet deri në konfirmimin e tamponit që mund të kërkojë deri 5 ditë. Mjekja tha se në të tilla raste trajtim do të bëhet me vitamino-terapi.

Doktoresha sqaroi se nuk do të ketë asnjë rimbursim për oksigjenoterapi pasi një mjekim i tillë nuk kryhet në kushtet e shtëpisë. Ajo sqaroi se, në të tilla raste ndjekja e mjekimit nga mjeku i familjes kalon në duart e specialistit.

Oksigjeno terapia nuk bëhet në kushtet e shtëpisë. Specialist e jep mjekimin e vet në kushtet spitalore. Kompetencat kanë kaluar tek mjeku i familjes. Ne ndjekim stadin e lehtë dhe të mesme për standin e rëndë kalon në trajtim tek specialisti”, tha znj. Labaj.

Ndërkohë për të gjithë ata persona që nuk janë regjistrua si banorë në Tiranë dhe nuk e kanë të përcaktuar mjekun e familjes, ajo sqaroi se kjo procedurë kryhet online pasi personi paraqitet në qendrën shëndetësore në zonën ku jeton.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021