Shqiptarët dhe teknologjia, anketa e INSTAT-IT tregon rritjen e vazhdueshme të përdoruesve të internetit 

25 Dhjetor 2019 | 08:28

Shqiptarët e kanë shtuar përdorimin e internetit dhe teknologjive të reja të komunikimit në dekadën e fundit. INSTAT ka dalë në përfundimin se afro 98% e shqiptarëve midis moshave 16-74 vjeç posedojnë një telefon celular dhe janë përdorues të rregullt të internetit.

Sipas një ankete të zhvilluar nga INSTAT për vitin 2019, 98,6% e shqiptarëve nga 16 deri në 74 vjeç kanë akses në internet.

Krahasuar me 12 vite më parë, numri i shqiptarëve që kanë akses në internet është dyfishuar, teksa në 2007-ën, numri i shqiptarëve që kishin akses në internet zinte 48,6% të popullsisë.

Smartfoni është mjeti më i përdorur nga shqiptarët për të lundruar në internet, teksa 98,6% e individëve kanë akses.

23,7% e individëve përdorin laptopin, 6,8% përdorin tabletin ndërsa  2,5% përdorin pajisje të tjera.

Po çfarë kërkojnë shqiptarët më shumë në internet? Sipas të dhënave të INSTAT, 92,3% e individëve e përdorin celularin për të kryer video telefonata, ndërsa në pjesën tjetër të kohës, 50,2% kërkojnë informacion për mallrat dhe shërbime, 32,5% marrin ose dërgojnë emaile, ndërsa 38,2% shohin filma.

Nismën e autoriteteve publike për ndërveprim me qytetarët nëpërmjet internetit është ndjekur dhe më shumë nga qytetarët,  teksa 15,1% e popullsisë akseson në adresat online shtetërore.

10,1% e popullsisë ka përdorur internetin për të blerë produkte online, 82% e të cilëve kanë blerë veshje.

Vitet e fundit, aksesi i shqiptarëve në internet është rritur ndjeshëm, teksa vetëm nga viti 2018 , përdoruesit e internetit janë shtuar me 5%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026