Furnizimi me vaksina, Von der Leyen: T’i dhurojmë Ballkanit, tepricat e Evropës

20 Nëntor 2020 | 06:32

Pas këshillit të jashtëzakonshëm virtual për situatën e pandemisë COVID-19, dhe përveç përsëritjes së kontratave të ndryshme të nënshkruara nga BE për sigurimin e vaksinës, si dhe kategorive të shoqërisë që priten t’i marrin të parat kur vaksina të jetë gati, Presidentja e Komisionit konfirmoi se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të përfitojnë nga platforma ndërkombëtare Covax për sigurimin e vaksinave të para.

Ndërsa shtoi se ekziston dhe mundësia që vendet anëtare të dhurojnë tepricat e tyre, për shembull për Ballkanin.

“Në lidhje me pyetjen për fqinjësinë, ka një qasje të dyfishtë. Më i rëndësishmi dhe impresoniuesi është Covax, që e kemi ngritur së bashku me rreth 119 vende që janë anëtarësuar. Parimi është që vendet me të ardhura të larta duhet të financojnë Covax për të garantuar qasjen tek vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Është GAVI mbikëqyrësi organizativ i platformës Covax. Dhe ka një mundësi tjetër, nëse ndodh që vendet anëtare të kenë më shumë doza, ata janë sigurisht të aftë edhe iu lejohet ligjërisht t’ia dhurojnë ato doza, për shembull Ballkanit Perëndimor”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kreun e Këshillit të Evropës, Von der Leyen theksoi se BE duhet të heqë kufizimet e coronavirusit ngadalë dhe gradualisht për të shmangur një valë tjetër të infeksioneve. Duke u ndalur tek buxheti 1.8 trilionë euro dhe vetoja që ka vendosur Hungaria dhe Polonia, presidentja nënvizoi se situata është serioze dhe bëri thirrje që anëtarët e BE duhet të negociojnë.

Edhe kreu i Këshillit të Evropës Charles Michel vuri theksin tek nevoja urgjente për implementimin e paketës financiare çka do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Shpërndarja e vaksinës së Pfizer mund të fillojë brenda dhjetorit

A do të funksionojë vaksina kundër COVID-19 dhe a do të sjellë ajo fundin e pandemisë?

Vaksina e Oxford prodhon përgjigje imune tek personat mbi 56 vjeç

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026